Oraret e plota të aktiviteteve sportive në gjithë Kosovën gjatë Javës Evropiane të Sportit 2024.
Java Evropiane e Sportit po afrohet! Nga data 23 deri më 30 shtator 2024 në gjithë vendin do të ketë aktivitete sportive, duke filluar nga Parku i Gërmisë në Prishtinë, ku organizohen aktivitete të shumta sportive për të promovuar dhe për të inkurajuar të gjithë, pa dallim gjinie dhe moshe, të jenë aktivë në aktivitete të ndryshme fizike dhe sportive për një jetë më të mirë dhe të shëndetshme.
Aktivitetet sportive kanë vazhduar gjatë gjithë vitit, me ç'rast kemi promovuar lëvizjen dhe aktivitetin fizik, seminare dhe organizime të ndryshme me bashkëpunëtorët si Federata e Sportit Shkollor, Federata Atletike e Kosovës dhe Sporti Universitar. Organizimi i Forumit për Sport dhe Shëndet, Sporti në Shkolla, ka qenë i nevojshëm për ndërgjegjësimin e të gjitha institucioneve për rëndësinë e aktivitetit fizik dhe sportit.
Të gjitha aktivitetet kulmojnë me organizimin e Javës Evropiane të Sportit nga data 23–30 shtator 2024, në një format edhe më të avancuar se vitet e kaluara. Programi i plotë ditor, me vendet, orët, aktivitetet, grupmoshat dhe bartësit, gjendet në PDF-in më poshtë. Çdo ditë e programit është regjistruar edhe si ngjarje e kaluar në kalendarin tonë.
