#BeActiveKOSOVA

Java Evropiane e Sportit kthehet shtatorin e ardhshëm.

Shiko çfarë po ndodh
Të gjitha lajmet

Newsletter: Java Evropiane e Sportit 2025 – Aligned & Engaging in Kosovo

Përmbledhja zyrtare e edicionit 2025: 9.924 aktivitete në 7 rajone dhe 38 komuna, Fshati #BeActive, Forumi i Sportit, Maratona e Prishtinës dhe Nata #BeActive.

Përmbledhja zyrtare e edicionit 2025: 9.924 aktivitete në 7 rajone dhe 38 komuna, Fshati #BeActive, Forumi i Sportit, Maratona e Prishtinës dhe Nata #BeActive.

Java Evropiane e Sportit (EWoS) është një nismë e Komisionit Evropian për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik në gjithë Evropën. Kosova iu bashkua festës nga 23 deri më 30 shtator 2025, duke bashkuar shkolla, komuna, klube sportive, OJQ dhe qytetarë për një javë plot energji, përfshirje dhe frymëzim.

Muajt gusht–tetor iu kushtuan planifikimit, koordinimit dhe mobilizimit të komunitetit: takime organizative me MSR, komunat, shkollat dhe federatat; regjistrimi i ngjarjeve dhe logjistika; fushata promovuese #BeActiveKosovo; shpërndarja e pajisjeve sportive, bluzave dhe banerëve.

Këtë vit aktivitetet arritën nivel të lartë: gjithsej 9.924 aktivitete në 7 rajone kryesore dhe 38 komuna të Kosovës, me pjesëmarrjen e fëmijëve, të rinjve, mësuesve, trajnerëve dhe prindërve. Java nisi zyrtarisht me Fshatin #BeActive në Parkun Taukbashçe në Prishtinë, me stacione sportive për atletikë, volejboll dhe lojëra rekreative.

Forumi i Sportit u mbajt më 26 shtator, i organizuar nga KOK dhe MSR në bashkëpunim me FEFS, me temat "Inteligjenca artificiale në sport" dhe "Sporti dhe ndryshimet klimatike". Maratona e Prishtinës mblodhi rreth 2.000 pjesëmarrës. Turneu memorial i pingpongut për të rritur dhe të moshuar mblodhi mbi 130 pjesëmarrës nga Kosova dhe rajoni. Nata #BeActive u mbajt më 27 shtator në stadiumin "Ramiz Sadiku".

Java Evropiane e Sportit 2025 në Kosovë përfundoi si një nga edicionet më të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse deri më sot, me afër 10.000 pjesëmarrës dhe 140 aktivitete në gjithë vendin. Shkarko newsletter-in e plotë në PDF më poshtë.

Dokumenti

newsletter-ewos-2025.pdf · 2 MB

Shpërndaje

Artikuj të ngjashëm