Agjenda e Forumit të Sportit, 27 shtator 2024, Hotel Swiss Diamond, Prishtinë – projekti EU4Youth.
Forumi i Sportit u mbajt më 27 shtator 2024 në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, në kuadër të projektit "EU4Youth – Java Evropiane e Sportit përtej kufijve në Ballkanin Perëndimor", financuar nga Komisioni Evropian dhe organizuar nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Fakulteti i Shkencave të Sportit.
Programi: 09:30 mbërritja dhe regjistrimi; 10:00 fjalët përshëndetëse nga Iber Alaj (koordinator kombëtar i projektit EU4Youth), Ismet Krasniqi (president i KOK) dhe Musa Selimi (Fakulteti i Shkencave të Sportit); 10:15 prezantimi i rezultateve të vitit të parë të projektit EWOS; 10:20 Paneli 1 – Forcimi i marrëdhënieve me vendet fqinje përmes sportit; 11:00 Paneli 2 – Gjinia dhe përfshirja në sport; 11:40 Paneli 3 – Java e Sportit e Ballkanit Perëndimor: shëndeti dhe mirëqenia përmes sportit; 12:15 fjala përmbyllëse; 12:20 rrjetëzim dhe koktej.
Agjenda e plotë me panelistët gjendet në PDF-in më poshtë.
